E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhi i Fox News: Garë e ngushtë, demokratët favoritë, por…

Gjashtë ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, gara për kontrollin e Senatit mbetet e hapur, ndërsa rruga drejt shumicës kalon kryesisht përmes shteteve ku presidenti Donald Trump fitoi në zgjedhjet e vitit 2024.

Sipas vlerësimeve përfundimtare të sonazheve te Medias Amerikane Fox News, demokratët kanë shënuar përparim në gare ne tri shtete , por mundësitë e tyre për të rimarrë kontrollin e Senatit varen nga fitimi i vendeve në shtete tradicionalisht republikane, të njohura si bastione të Trump.

Sipas parashikimeve të Fox News, demokratët konsiderohen favoritë me 48 mandate , ndërsa republikanët renditen pas tyre 47 mandate . Të dyja palët janë ende tri vende larg shumicës së parashikuar. Megjithatë, republikanëve u nevojiten të paktën 50 vende për të ruajtur kontrollin e Senatit, pasi zëvendëspresidenti republikan JD Vance mund të votojë për të zgjidhur barazimet.

Republikanët, të cilët aktualisht kontrollojnë Senatin me 53 vende kundrejt 47 të demokratëve, përballen me një klimë të vështirë politike. Përveç garës së ngushtë, ata duhet të përballen edhe me historinë elektorale, pasi partia që kontrollon Shtëpinë e Bardhë zakonisht humbet vende në zgjedhjet e mesmandatit. Inflacioni i vazhdueshëm, pakënaqësia e publikut ndaj luftës me Iranin dhe rënia e vlerësimeve për presidentin Trump janë faktorë që mund të ndikojnë në rezultat.

Nëse demokratët arrijnë një fitore të gjerë dhe fitojnë shumicën e garave konkurruese, ata mund të sigurojnë deri në 53 vende në Senat. Në të kundërt, nëse republikanët tejkalojnë pritshmëritë, ata mund të ruajnë shumicën me deri në 52 vende. Një nga ndryshimet kryesore në vlerësimet përfundimtare të Fox News është ai në Ohajo, ku gara kaloi nga kategoria e barabartë në favor të lehtë për demokratët. Ndërkohë, Karolina e Jugut kaloi nga një garë ku republikanët konsideroheshin favoritë të qartë në një garë ku ata kanë avantazh më të kufizuar. Edhe Misisipi u zhvendos nga kategoria e sigurt për republikanët në atë ku ata konsiderohen favoritë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›