E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA, Trump vijon akuzat për manipulim: “Votuan edhe të vdekurit”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili garoi për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ka publikuar prova që dëshmojnë se zgjedhjet presidenciale rezultojnë të kenë votuar edhe persona të cilët kanë vdekur vite më parë. Pretendimet e fundit i shtohen akuzave se disa shtete amerikane kanë pranuar fletëvotime me postë pas orarit të zgjedhjeve, kanë hedhur fletët e votuesve me bindje proqeveritare dhe u kanë ndaluar zyrtarëve konservatorë të drejtën e vëzhgimit të procesit nga afër.

Ekipi i republikanit Trump zbuloi të paktën katër raste të personave të ndarë nga jeta, identiteti i te cilëve u përdor për të votuar në zgjedhjet presidenciale. Trump publikoi edhe një video për të treguar se fletëvotimet u administruan në mënyrë të papërgjegjshme. Sipas Trump mediet amerikane qëllimisht nuk po i raportojnë rastet e parregullsive në votime sepse janë bërë palë me kundërshtarin e tij politik.

Kreu i shtetit po tenton që me anë të gjykatave ta përmbysë rezultatin në shtetet me diferencë të vogël votash, prandaj ka refuzuar të pranojë humbjen. Rezultati i zgjedhjeve ende nuk është certifikuar, por demokrati Joe Biden kryeson dukshëm në bazë të të dhënave paraprake, duke marrë 290 nga 270 votat elektorale që i duhen për të marrë presidencën e SHBA-së nga data 20 janar e vitit tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›