E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Serbi, Begaj përshëndet rezultatin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Fitorja e bashkimit

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet në Serbi, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe vijon të jetë në garë për të fituar edhe mandatin e tretë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Begaj theksoi rëndësinë e këtij rezultati, duke nënvizuar se tashmë sfida kryesore është përkthimi i tij në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik. Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shume urime!”, shkruan Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›