E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Serbi, presidenti Begaj uron shqiptarët e Luginës së Preshevës për 2 mandatet: Fitore e bashkimit dhe përfaqësimit politik

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultateve në zgjedhjet e Serbisë.

begaj presheve

Aleksandar Vuçiç u mund nga Lista Studentore dhe humbi pushtetin.

Sakaq, Begaj uron shqiptarët e Luginës së Preshevës, koalicioni i të cilëve ka arritur të sigurojë dy mandate deputeti për Kuvendin serb.

Begaj thekson se kjo fitore e shqiptarëve me dy mandate është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Reagimi i Presidentit Bajram Begaj:

Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit.

Shume urime!

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›