Zgjedhjet ne Suedi

Pasi humbi shumicen ne parlament koalicioni i qendres se djathte ne pushtet ne Suedi po kerkon nje rruge per te mos i bere pjese te qeverise se ardhshme te djathtet radikale partine e Demokrateve te Suedise.
Koalicioni ne pushtet eshte forca politike qe mori me shume vota ne zgjedhjet e se dieles por tani po kerkon nje partner te ri per te shmangur varesine nga Demokratet e Suedise nje parti kunder emigranteve. Kjo parti fitoi per here te pare 4 perqind te votave te nevojshme per te hyre ne parlament.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mona Sahling dhe Fredrik Reinfeldt
Votat per Partinee Moderuar jane dyfishuar
Aleanca e kryeministrit Fredrik Reinfeld - e perbere nga Partia e Moderuar Partia Liberale Partia Kristjandemokrate dhe Partia e Qendres - fitoi 49.2 te votave duke u bazuar ne numerimin perfundimtar te votave. Kjo shifer eshte e barabarte me 172 deputete ne parlamentin me 349 deputete sipas votave te se dieles.
Sonte ne morem mbeshtetje te gjere u tha Reinfeldti ithtareve ne Stokholm duke terhequr vemendjen se mbeshtetja per partine e tij Partine e Moderuar eshte dyfishuar nga 15 ne vitin 2002 ne 30 kete vit.
Reinfeldti erdhi ne fuqi ne vitin 2006 pas nje qendrimi prej 12 vjetesh ne pushtet te socialdemokrateve. Ai premtoi se do ta ruaje shtetin e mireqenies ne Suedi do te shkurtoje taksat dhe se do te ofroje nxitje me te medha per te papunet qe ata te kthehen ne pune. Megjithate shtoi kryeministri ky nuk eshte rezultati qe donim te arrinim ne zgjedhje duke iu referuar hyrjes se Demokrateve Suedeze kesaj partie radikale te djathte ne parlament.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jimmie Akesson i demokrateve
Rrenje neonaziste
Demokratet Suedeze fituan 57 te votave per 20 mandate duke u bazuar ne rezultatet paraprake prej 99 perqind te zonave te numeruara te votimit. Koalicioni i krahut te majte fitoi 43.7 perqind te votave duke fituar 157 vende ne parlament.
Une kam folur qarte...ne nuk do te bashkepunojme ose do ta bejme veten te varur nga Demokratet Suedeze tha Reinfeldt-i.
Demokratet Suedeze i kane rrenjet ne levizjet neonaziste te viteve 1980 dhe 1990 por jane perpjekur ta fshehin imazhin e tyre ekstremist duke arritur te fitojne nje numer te konsiderueshem mandatesh ne keshillat lokale ne vitin 2006.
Kryetari i partise Jimmie Akesson thote se partia e tij nuk sulmon emigrantet por politikat e deshtuara ndaj emigracionit. Nje nga synimet kryesore te partise eshte nje reduktim i dukshem i imigracionit dhe nje politike e asimilimit me shume se nje politike e integrimit.
Kerkese drejtuar te Gjelberve
Kryeministri Reinfeldt tha se ishte pergatitur te drejtonte nje qeveri minoriteti por terhoqi gjithashtu vemendjen se do ti drejtohej edhe Partise se Gjelber e cila arriti rezultatin e saj me te mire te te gjitha koheve 7.2 perqind. Por te Gjelbrit te cilet ishin pjese e koalicionit te majte ne fushaten elektorale e kundershtuan kete ide menjehere.
Autor Richard Connor/ Auron Dodi
Redaktoi Aida Cama