E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në universitete, zyrtarizohen listat e kandidatëve

Zyrtarizohen kandidatët për rektorë në universitet e Tiranës, me përjashtim atij të sporteve ku fushata zgjedhore është ndërprerë prej afro tre javësh. Sipas burimeve në senatin e rektoratit në Universitetin e Tiranës pritet që lista zyrtare me emrat e kandidatëve të dalin brenda të hënës.
Por cilët janë kandidaturat dhe a do të ketë emra të rinj për drejtimin e instutcioneve të arsimit të lartë?
Rektori aktual i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ndodhet përballë rivales Mimoza Hafizi pedagoge në fakultetin e shkencave të natyrës. Në fakultetin e Mjekësisë, përveç dekanit aktual, Alfred Priftanji në garë është edhe drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero dhe zëvendësdekani Genc Sulçebe, i cili është njëkohësisht pedagog në këtë institucion.
Ndërsa në fakultetin e Shkencave Sociale, janë dy kandidatura, kreu aktual, Theodhori Karaj dhe Edmond Dragoti, pedagog i Psikologjisë në këtë institucion. Në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë mbetet rival kreu aktual, ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj Valentina Duka dhe Dhimitër Doko.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›