E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Berisha ne Fier: Socialiste votoni PD-në

Berisha tha se në këto katër vite, maxhoranca ka përmbushur premtimet e saj dhe u ndal në prioritet e mandatit të dytë për qarkun e Fierit ku theksoi investimet në industrinë e naftës në qytetin e Fierit. 

FIER- Kryeministri Berisha është ndalur në qytetin e Fierit në vijim të turit të tij elektoral. Duke folur para simpatizanteve të mbledhur në mbrëmjen e së hënës në sheshin kryesor të qytetit, Berisha është shprehur i bindur për fitoren e të djathtës më 28 qershor dhe u bëri thirrje socialistëve të bsahkohen me të për një Shqipëri europiane.

“Të gjithë socialistëve të Fierit e të gjithë socialistëve shqiptarë u bëj thirrje se ëndrra europiane është e të gjithë shqiptarëve. Për ne nuk ka dhe nuk mund të ketë të përjashtuar. Ju duam të gjithëve. Fitorja jonë është fitorja e projekteve europiane“- tha kryeministri aktual.

Berisha tha se në këto katër vite, maxhoranca ka përmbushur premtimet e saj dhe u ndal në prioritet e mandatit të dytë për qarkun e Fierit ku theksoi investimet në industrinë e naftës.

„Jam këtu për tju dhënë fjalën se Gjanica do të bëhet si Valbona. S’do lejoj asnjë mbetje nafte të derdhet në lumin tuaj. Do reanilitoj puset sikundër ju garantoj se qytetin do ta cliroj nga Tec dhe rëngallat e vjetra të industrisë socialiste“- premtoi Berisha.

Kreu i selise blu ka zhvilluar takim dhe më të rinjtë e forumit rinor demokratik në qytetin e Kavajës.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›