E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet partitepolitike Deklarateper mbarevajtjen

PRISHTINEuml- Ne nje ceremoni te organizuar sot ne Kuvendin e Republikes se Kosoves udheheqesit e partive politike kane nenshkruar Deklaraten e perbashket te partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarevajtjen e procesit zgjedhor te zgjedhjeve te pergjithshme te 12 dhjetorit 2010.

Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane gur themeltar i demokracise. Partite politike dhe subjektet e tjera elektorale te Republikes se Kosoves pajtohen per respektimin e deklarates se perbashket lidhur me zgjedhjet e pergjithshme me 12 dhjetor 2010. Kjo deklarate nuk e zevendeson asnje rregull ekzistuese dhe ne asnje menyre nuk e shfuqizon ligjin ne fuqi per zgjedhjet. Partite anetaret dhe kandidatet e tyre solemnisht marrin persiper dhe i premtojne njeri-tjetrit dhe popullit te Kosoves se do ti permbahen dhe do ta promovojne aktivisht kete deklarate dhe rregullat e percaktuar me ligj thuhet ne Deklarate.

Duke folur ne kete ceremoni Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi tha se Kosova ka hyre ne nje periudhe te rendesishme te zgjedhjeve dhe kerkoi qe te gjitha subjektet politike por edhe qytetaret qe do ta shfrytezojne te drejten e tyre per te dale ne zgjedhje ne menyre qe te konstituohen te gjitha institucionet demokratike te shtetit te Kosoves.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›