Zgjedhjet pas zgjedhjeve

Procesi i papërfunduar i zgjedhjeve lokale në Kosovë ka lënë peng edhe zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se zgjedhjet e brendshme partiak do të mbahen pas përfundimit të procesit të stërzgjatur të zgjedhjeve lokale.
“LDK’ja tash është e koncentruar në zgjedhjet në Gjilan dhe Istog”, ka thënë Haziri për Express, të mërkurën.
Zgjedhjet në Gjilan do të mbahen më 14 mars, derisa në Istog më 11 prill.
Lutfi Haziri thotë se pas 11 prillit do të bisedojnë për mbajtjen e zgjedhjeve brendapartiake.
“Pas përfundimit të zgjedhjeve në këto dy komuna, do të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i procesit elektoral dhe do të thirret Këshilli i Përgjithshëm, ku do të caktohen agjendat për zgjedhjet e brendshme”, ka shtuar ai.
Ky zyrtarë i LDK’së ka vazhduar të besojë se zgjedhja e Kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë të partisë do të përcaktohen në bazë të sistemit “Një anëtar - Një votë”.
“Sipas vizionit të Liderit të Partisë, nga Kuvendi i fundit është përcaktuar që LDK’ja të përdorë sistemin një anëtar, një votë. Tash është çështje e përgatitjeve, sepse ky sistem i brendshëm zgjedhor përcakton angazhimet e tjera që nënkupton edhe regjistrimin e anëtarëve të partisë, organizmin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare”, thotë ai.
Edhe në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së, e cila është mbajtur të mërkurën, është diskutuar për zgjedhjet në Gjilan dhe Istog.
“Në mbledhjen e Kryesisë që është mbajtur sot është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve për Gjilan dhe Istog dhe raporteve të tjera që janë miratuar”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale është paralajmëruar se do të bëhen disa ndërrime në Qeveri, por në LDK ende nuk është diskutuar kjo çështje.
“Ende nuk është parashtruar nevoja për me diskutu për formatizimin e Qeverisë”, thotë Nënkryetari i LDK’së.