Për zgjidhje pragmatike

Shefi i Misionit të BE’së, Yves de Kermabon dhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë janë pajtuar se duhet gjetur zgjidhje pragmatike urgjente për përmirësimin e sundimit të ligjit në veri të Kosovës.
Kermabon është takuar të mërkurën në Beograd me Ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanovic si dhe me Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Drejtësisë, Slobodan Homen.
“Të dyja palët u pajtuan që diskutimet të cilat u përqendruan në përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në Kosovë, ishin të sinqerta, pozitive dhe konstruktive. Qëllimi ishte që të gjinden zgjidhje funksionale në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganës, që do të jenë të pranueshme për të gjitha komunitetet”, ka njoftuar EULEX’i, përmes një njoftimi për media.
Në Beograd është diskutuar për një numër masash për ndërtimin e besimit, ndërsa do të mbahen edhe takime vijuese për t’i përcaktuar këto zgjidhje funksionale, veçanërisht në fushën e drejtësisë.
“Palët u pajtuan se ka nevojë urgjente për përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe se mënyra më e mirë në këtë drejtim është gjetja e zgjidhjeve pragmatike”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkaq, Ministri Goran Bogdanovic ka deklaruar se EULEX’i dhe Bashkimi Europian nuk përkrahin Strategjinë për integrimin e Veriut, të cilin e ka hartuar Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare.
Në një konferencë shtypi, pas takimit me Shefin e EULEX’it, Yves de Kermabon, Ministri serb ka thënë se Misioni i BE’së nuk do ta përkrahë dhunën dhe zgjidhjet e imponuara për veriun e Kosovës, ku serbët janë komuniteti shumicë.
Sipas tij, Beogradi dhe EULEX’i do të formojnë grupe punuese të cilat do të merren me çështjet teknike që kanë të bëjnë me doganat, drejtësinë dhe policinë.
“Takimet e këtyre grupeve do të intensifikohen javëve të ardhshme”, citohet të ketë thënë Bogdanovic.
Ai po ashtu ka thënë se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në këto takime.
Sekretari Shtetëror i Ministrisë serbe për Drejtësi, Slobodan Homen, ka thënë se është diskutuar për mbrojtjen juridike të serbëve, funksionimin e institucioneve të drejtësisë, si dhe kthimin e besimit të tyre në sistemin e drejtësisë.
Homen ka theksuar se me Kermabonin nuk është biseduar se brenda cilit sistem juridik do të funksionojë Gjykata e Qarkut në veri të Mitrovicës, por ka shtuar se për këtë çështje qëndrimi i Beogradit është i qartë.
Me zyrtarin serb të drejtësisë është folur edhe rreth nevojës për procedimin e rasteve të krimeve të luftës, luftës kundër krimit të organizuar si dhe shkëmbimit të dokumenteve.
“Ritheksuam gatishmërinë e Serbisë për procedim të krimeve të luftës, por për këtë na nevojitet ndihma e EULEX’it”, ka thënë Homen.
EULEX-i demanton Bogdanovicin
Misioni i BE’së ka demantuar pohimet e Ministrit serb, Goran Bogdanovic se në takimin me Yves de Kermabon në Beograd është arritur pajtimi për krijimin e grupeve punuese për drejtësi, dogana dhe polici. “Nuk është bërë asnjë marrëveshje për ngritjen e grupeve punuese në fushat e doganave, të drejtësisë dhe policisë. Takimi u përqendrua pothuajse tërësisht në normalizimin e punës së gjykatës në Mitrovicë. Do të ketë diskutime të mëtejshme për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e EULEX’it.