E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pedagogu: Do të mbahen brenda muajit Tetor

Në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, pedagogu Zylyftar Bregu tha se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës do të mbahen brenda muajit Tetor.

Ai nënvizoi se ka një afat në Kodin Zgjedhor, që nuk mund të bëhen zgjedhjet në dimër.

Ndërkohë, deputeti dhe njëkohësisht nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi tha se do të mbahen në një nga datat 15 Tetor deri më 15 Nëntor.

 Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kur do të jenë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës?

Bregu: Brenda tetorit. Ka dhe një afat në Kodin Zgjedhor, nuk mund të bëhen zgjedhjet në dimër, kështu që do të bëhen brenda tetorit. PD është përballë një sfide.

Këlliçi: Nga data 15 tetor deri më 15 nëntor.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›