E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët mbledhin Asamblenë te Pallati i Kongreseve

Delegatët e Asamblesë socialiste mblidhen sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Rreth 350 delegatë do të dëgjojnë fillimisht fjalimin e kryesocialistit Rama, i cili do të ndalet edhe në detaje të programit qeverisë, ndërsa më pas pritet të shpalosë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.

Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.

Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Nga ana tjetër, në kampin blu, edhe demokratët në 13:00 do mbledhin grupin.
Një ditë më pas, 140 deputetët do i drejtohen Kuvendit për tu betuar. Në një seancë tjetër, që parashikohet të jetë të hënën, kryeministri Edi Rama do t’i parashtrojë Kuvendit qeverinë e tij dhe programin qeverisës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›