E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet për Qeverinë e re në Greqi, publikohen ”exit-poll”-et

Një epërsi e qartë për Demokracinë e Re me përqindje prej 44%, një diferencë që mund të kalojë 25 pikë me SYRIZA dhe mundësia e një parlamenti nëntë partish , tregon exit poll-i i madh i kompanive të sondazheve që u bë publik sapo qendrat e votimit u mbyllën .

Greqia mban raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, në procesin e votimin morën pjesë një numër i madh njerëzish. Procesi zgjedhor mbahet pak më shumë se një javë pas raportimeve për tragjedinë me anijen me migrantë në brigjet greke që besohet se mbi 500 persona humbë jetën. 

Rezultatet e exit-poll-it

Demokracia e Re 40% – 44%

SYRIZA 16.1 – 19.1%

PASOK 10% – 13%

KKE 7.2% – 9.2%

SPARTANI 4% – 6%

Zgjidhja greke 2.3% – 4.3%

FITO 2.3% – 4.3%

Liria Lundrim 2% – 4%

MePA25 2% – 4%

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›