Bayern zyrtarizon Raphaël Guerreiro-n

Raphaël Guerreiro bëhet përforcimi i parë i FC Bayern për merkaton e kësaj vere. 29-vjeçari nga Portugalia transferohet në Mynih si parametër zero pasi vetëm pak ditë më parë i skadoi kontrata me klubin e Borussia Dortmund.
“Kur më erdhi telefonata nga FC Bayern vendimi ishte i shpejtë. Është një nder për mua të jem pjesë e kësaj skuadre gjithashtu kam shumë besim në këtë aventurë pasi po ribashkohem me një trajner me të cilin kam punuar edhe më parë siç është Thomas Tuchel. Unë jam një lojtarë, të cilit i pëlqen të ketë topin në kontroll dhe jam i bindur se këtu në Mynih një gjë e tillë ndodh shpesh”, tha Raphaël Guerreiro.
“Raphaël ka qenë njëri prej lojtarëqve më konsistent të Bundesliga-s në vitet e fundit prandaj ne jemi të lumtur që e kemi në gjirin tonë tani. Ai është një lojtar, i cili interpreton disa role si dhe njeh mjaft mirë trajnerin tonë”, tha CEO i FC Bayern, Jan-Christian Dreesen.
Raphaël Guerreiro kaloi sot në mëngjes testet mjekësore dhe më pas firmosi një kontratë, e cila e mban në Mynih deri më 20 qershor të 2026-ës.