E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet policia Procesi i qete

Policia e Kosoves njofton se procesi zgjedhor nga aspekti i sigurise vleresohet i qete pavaresisht disa incidenteve te izoluara.

Ne njoftimin e Policise te cilit i referohet Telegraf thuhet se qe ne oret e hershme te mengjesit ka filluar me angazhime ne tere territorin e Republikes se Kosoves duke ofruar siguri ne 746 qendra te votimit me 2280 vendvotime.

Procesi zgjedhor vleresohet te kete kaluar i qete pavaresisht disa incidenteve te izoluara qe jane raportuar ne rajone te ndryshme e qe nuk kane ndikuar ne mbarevajtjen e procesit zgjedhor thuhet ne njoftim.

Policia e Kosoves theksoi se ka patur informacione te vazhdueshme per incidente te vogla te cilat nuk kane cenuar procesin e votimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›