Zgjedhjet sot vleresimi nga minisrat e BE-se
Ministrat e jashtem te Bashkimit Evropian sot ne Bruksel do te vleresojne zgjedhjet ne Kosove dhe nga perfaqesuesja e larte Catherine Ashton do te marre raportin rreth pergatitjeve dhe angazhimeve per nisjen e dialogut Beograd-Prishtine.
Bashkimi Evropian fuqimisht angazhohet qe dialogu i Begradit dhe Prishtines te nise qe nga dhjetori.
Nga zhvillimet e tanishme te politikes se brendshme ne Kosove rezulton se per shkak te zgjedhjeve te jashtezakonshme dialogu duhet te shtyhet per ne fillim te 2011.
Sipas dokumenteve pergatitore per sesionin dyditor te ministrave te Jashtem te BE-se Keshilli i Ministrave te 27 evropiane thekson gatishmerine e BE-se qe te lehtesoje dialogun Beograd- Prishtine te caktuar me rezoluten e Asmblese se Pergjithshme te KB me qellim perparimin e bashkepunimit progresit drejt BE-se dhe permiresimit te jetes se njerezve.