Zgjedhjet presidenciale serbe edhe ne Kosove
Serbia sot voton ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale. Per here te trete ne keto zgjedhje po perballen presidenti i deritashem Boris Tadic i cili shihet si drejtues i forcave properendimore dhe kryetari i Partise Perparimtare serbe Tomislav Nikolic i njohur per qendrimet e tij me radikale.
Ne raundin e pare te zgjedhjeve qe u mbajten me 6 maj Boris Tadic kishte fituar me me pak se nje per qind me shume vota sesa kunder kandidati i tij.
Sot eshte nje dite thelbesore kur duhet te vendosim orientimin qe do te marrim per pese vitet e ardhshme e madje edhe ne dhjete vjetshin e ardhshem. Bota po pret te shoh pjekurine tone demokratike. Kjo eshte nje mundesi per te riafirmuar orientimin drejt qyteterimit evropian tha zoti Tadic.
Nderkaq kunder kandidati i tij Tomislav Nikolic tha se Serbia duhet te deshmoje gatishmerine per ndryshime.
Jam i bindur se une jam zgjidhja me e mire per Serbine por u takon qytetareve te Serbise te vendosin tha ai duke theksuar se sikunder deri tash do te pergezoje fituesin e tyre.
Te dy kandidatet nderkaq kane pak dallime sa i perket ceshtjes se Kosoves. Te dy synojne sic thuhet politiken edhe Evropa edhe Kosova me gjithe faktin se Bashkimi Evropian e ka bere te qarte se nuk mund te pranoje anetaresimin e vendeve qe kane probleme te pazgjidhura me fqinjet. Serbia mori kete vit statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian pas marreveshjeve me Prishtinen perfshire edhe ate per perfaqesimin rajonal te Kosoves. Keto zgjedhje shihen si nje periudhe e percaktimit te orientimit te Serbise ne proceset integruese evropiane.
Zgjedhjet presidenciale te Serbise po mbahen edhe ne Kosove ku Misioni i Organizates per Siguri e Bashkepunim ne Evrope ka hapur 90 vendvotime ne 28 pjese te ndryshme te Kosoves. Perfshirja e kesaj organizate ne organizimin e zgjedhjeve serbe ne Kosove ishte kerkuar nga institucionet e Kosoves per te mundesuar votimin e qytetareve serb ne zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale te Serbise meqe kjo u garantohet me parimin e dyshtetesise qe eshte i perfshire ne Kushtetuten e Kosoves.
Shefi i ketij misioni Werner Almhofer u shpreh i kenaqur me rrjedhen e procesit qe u mundesua nepermjet nje marreveshjeje politike.
Kjo deshmon pjekurine demokratike te te gjitheve ne Kosove per te mundesuar kete proces tha zoti Almhofer.
Mekanizmat vendas e nderkombetare te sigurise thane se votimet po rrjedhin pa ndonje problem. Votat e hedhura ne Kosove do te dergohen ne Serbi per tu numeruar.
Prishtina zyrtare nuk pret ndonje ndryshim ne qasjen e Serbise ndaj Kosoves pavaresisht se cili do te jete fituesi i zgjedhjeve ne Serbi. Autoritetet ne Prishtine thone se eshte ne te drejten e qytetareve serbe te vendosin nese duan nje pushtet properendimore apo jo mirepo cilado qe te jete zgjedhja e tyre nuk do te percaktoje proceset integruese te Kosoves.