E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktima e parë e sezonit, mbytet në Lalëz 19 vjeçari nga Tirana

DURRËS- Shënohet viktima e parë e sezonit të plazhit. Mbytet në gjirin e Lalzit, 19 vjeçari nga Tirana, Andi Sharra.
Sipas, policisë viktima kishte shkuar bashkë me një grup shokësh për t’u larë në det.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Sharra është futur në thellësi duke mos ditur not shumë mirë.
Kanë qenë pushuesit përreth, të cilët kanë mundur të nxjerrin trupin në breg të detit. Pavarësisht ndihmës së parë, 19 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

(b.a/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›