E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet, pse ishin hap i madh perpara"

Kongresmeni amerikan Ellsi Hestings, i cili ishte ne Shqiperi me misionin e vezhguesve te OSBE-se, tha dje ne nje interviste per Zerin e Amerikes, se si anetare e NATO-s, Shqiperia ka bere nje hap te rendesishem perpara dhe transparenca e pergjegjshmeria ishin nje pjese shume e rendesishme e procesit zgjedhor. Ai thote se disa probleme teknike ishin te pamjaftueshme per erresimin e votimeve, apo per t'i bere ato te pavlefshme dhe Shqiperia duhet te jete krenare per kete.

Kongresmen Hastings, ju ishit ne Shqiperi me misionin e zevendeskryetarit te Misionit te OSBE-se per Vezhgimin e Zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne nje deklarate tuajen me 29 qershor, thonit se "transparenca e numerimit do te percaktoje suksesin e zgjedhjeve". Tani qe numerimi thuajse ka perfunduar, cili eshte vleresimi juaj per zgjedhjet?

Fillimisht, mendoj se zgjedhjet u zhvilluan te qeta dhe me rregull. Mendimi im eshte se ashtu sikurse disa here ne zgjedhjet e shtetit tim Florida, pati nje numer te vogel problemesh teknike, dua te permend ate te bojes, ne 2 raste nuk pati nje numer te mjaftueshem fletesh votimi, disa defekte te vogla, si votimi familjar, qe per mua personalisht, nuk eshte ndonje shkelje e madhe. Shkova ne 11 qendra votimi ne Tirane, ne Durres dhe ne Kavaje. Ne asnjerin prej tyre nuk pashe ndonje problem. U zhgenjeva pak qe nuk kishte shume gra ne komisione. Do te thoja se zgjedhjet ishin shume me gjitheperfshirese se ato te meparshmet, pra pershtypja ime e pergjithshme eshte se zgjedhjet shenuan qarte nje permiresim nga ato te meparshmet.

Keto jane zgjedhjet e para qe nga anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe per kete arsye, pritej shume per realizimin e tyre me nivel te larte. A mendoni se me keto zgjedhje Shqiperia i permbushi standardet nderkombetare per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike?

Si anetare e NATO-s, une mendoj se Shqiperia ka bere nje hap te rendesishem perpara dhe ne deklaraten qe une bera, thuhej se ishte nje tregues i mire, qe transparenca dhe pergjegjshmeria ishin nje pjese shume e rendesishme e procesit zgjedhor... Prononcimi i misionit qe perfshiu Asamblene e Pergjithshme te NATO-s, Keshillin e Evropes, dhe Asamblene Parlamentare te OSBE-se dhe ODIHR-in qe jane vezhgues afatgjate, ishte se pati probleme, por ato nuk ishin te mjaftueshme per erresimin e votimeve, apo per t'i bere ato te pavlefshme. Shqiperia duhet te jete krenare per kete. Si vezhgues plotesisht objektiv, qe nuk njoh personalisht asnjerin prej kandidateve te partive te ndryshme, mendoj se zgjedhjet u zhvilluan te drejta, me disa te meta te vogla, qe besoj se do te rregullohen me kohe. Do te thosha, se Shqiperia e kaperceu uren.

Ju keni vezhguar zgjedhjet ne vende te ndryshme te botes. Bazuar mbi eksperiencen tuaj, a eshte dicka e pazakonte zgjatja e procesit te numerimit te votave?

Jo, une isha ne Gjeorgji dhe u desh nje kohe e gjate per te nxjerre rezultatin. Pa folur per disa vende qe jane te medha, si Rusia, per shembull. Ne Shtetet e Bashkuara, ne kemi votim ne mungese, votim me shkrim dhe lloj-lloj menyrash. Edhe ne zonen ku une kam privilegjin te jem i zgjedhur, rezultatet perfundimtare vonojne, prandaj nuk do ta cilesoja kete si problem per Shqiperine. Duke patur parasysh se u percaktuan standarde te larta per sa i perket transparences, do te thoja se ne kete aspekt, procesi ishte i jashtezakonshem. Disa vende shenojne arritje ne aspektin e transparences, si Shqiperia, por calojne ne aspekte te tjera. Shqiperia beri dicka, qe jo te gjitha vendet ku kam qene une e kane bere, qe votimi te ishte transparent. Cdo flete votimi vendosej para nje kamere elektronike, ne secilen ane dhe te gjithe kishin mundesine ta shihnin. E dija qe do te ishte e pamundur te behej numerimi qe diten e dyte pas zgjedhjeve. Por me menyren se si ishte strukturuar procesi, do te ishte shume e veshtire te beheshin mashtrime diten e zgjedhjeve. Kam pare shume zgjedhje, ne Evrope dhe ne Amerike, por nuk kam pare nje proces me transparent se sa ai i Shqiperise. Kerkon nje kohe shume te gjate per numerimin, por mendoj se zgjedhjet treguan nje perpjekje serioze per ta bere me transparent dhe mire procesin elektoral.

Cfare mendoni per procedurat e reja ne kodin elektoral, qe synonin korrigjimin e disa mangesive nga zgjedhjet e meparshme, a ishin ato te efektshme?

Sigurisht, une nuk e kam lexuar te gjithe kodin elektoral, por per mua e rendesishme eshte qe te gjitha grupimet qe kandiduan kishin rene dakord per keto ndryshime. Mendoj se duhet qe partive te vogla t'u jepej me teper hapesire ne media. Megjithese Partia Demokratike ne pushtet i fitoi me rezultat te ngushte zgjedhjet, duke mundur Partine Socialiste qe ishte partia kryesore ne opozite, mendoj se pavaresisht nga kerkesa per rinumerimin e votave, keto ligje elektorale i dhane vendit me teper mundesi per te patur zgjedhje te besueshme... Dicka qe duhet te theksoj, ishte procesi i kartave te identifikimit. Nuk pashe ne asnje rast problem. Por do te shtoja se ishte nje proces i ri dhe mbeten ende disa ceshtje per t'u shqyrtuar.

Ka patur kritika lidhur me politizimin e procesit. Cfare ndikimi mendoni se ka patur politizimi tek procesi zgjedhor?

Mbremjen qe arrita ishin planifikuar mitingjet ne sheshet kryesore te kryeqytetit dhe te gjithe mendonin se mund te kishte probleme. Por me sa pashe nga dritarja e hotelit, njerezit e te dyja paleve brohorisnin dhe, natyrisht, kjo eshte politika. Dua te theksoj se nuk pati grindje, njerezit ishin te veshur me bluzat e partive, u binin bilbilave dhe burive. Kjo ishte nje shfaqje politike, por pikerisht, kete bejne politikanet. Mendoj se gjithcka shkoi mire dhe nuk pati asnje lloj incidenti, askush nuk u pengua te shprehet. Per dike qe i humb zgjedhjet eshte shume e thjeshte te thote se ato ishin farse, por dua te theksoj se opozita mori pjese ne te gjitha diskutimet per ndryshimet e kodit elektoral, pra nese ndonjera nga partite do te kishte fituar 85 per qind, apo 99 per qind te votave, ne kete rast do te thoja se zgjedhjet ishin farse, por kjo nuk ndodhi. Une mendoj se shqiptaret paten zgjedhje te verteta dhe nje gare te vertete.

Eshte hera e pare ne Shqiperi gjate 18 vjeteve te demokracise, qe nje parti e majte ben koalicion me nje parti te krahut te djathte. Duke qene dicka e pazakonte, kjo ka ngjallur diskutime. Cili do te ishte komenti juaj?

Kur nje parti nuk arrin te dominoje e vetme, kerkohet nje qeveri koalicioni. Ka shume vende qe i formojne qeverite e tyre ne kete menyre. Pra ne se kemi dy parti, nje te majte dhe nje te djathe, ato do te gjejne qendren per popullin tyre. Shqiperia ka probleme serioze te infrastruktures. Ajo duhet te luftoje korrupsionin qe eshte i perhapur ne vend. Do te duhen te majtet, te djathtet, te qendres, te gjate, e te shkurter, te medhenj e te vegjel per t'i bere keto ndryshime. Kjo nuk do te jete e lehte, por ato do te realizohen. Kam mendimin se Shqiperia eshte ne levizje, dhe shpresoj qe vendi im te ndihmoje dhe vende te tjera te OSBE-se do ta ndihmojne Shqiperine te perparoje me tej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›