Britney Spears konvertohet ne judaizem
Ylli i muzikes pop, Britney Spears, raportohet se deshiron aq shume te martohet me agjentin e saj Jason Trawick, sa qe deshiron ta nderroje edhe fene, nga e krishtere ne cifute. 27-vjecarja eshte fotografuar duke mbajtur nje qafore me Yllin e Davidit gjate turneut te saj boteror dhe madje thuhet se ka punesuar nje rabin per t'i ndihmuar asaj te studioje besimin. "Britney mundohet ta studioje religjionin me te cilin Jason eshte edukuar", ka bere te ditur nje burim i afert i kengetares. Nuk eshte hera e pare qe Britney ndryshon besimin. Ajo kishte provuar edhe besimin Kabbalah, qe eshte nje dalje mistike e besimit cifut, pasi kjo iu propozua nga Madonna.