Zgjedhjet, publikohen 4 propozimet e PD për ndryshime në Kodin Penal

Partia Demokratike do të propozojë ndryshime në Kodin Penal, ku synohet pastrimi i politikës nga krimi. Krahas vettingut në politikë, tha kryetari i PD-së Lulzim Basha, ndryshimet do të bëhen bazuar në Kodin Penal, italian, (n. 416 ter), të cilat ashpërsojnë dënimet nga krimet zgjedhore. Sipas propozimeve të PD-së, kushdo që pranon drejtëpërdrejt apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë. Një tjetër propozim që bën PD, është kur politikanët që zgjidhen me ndihmën e krimit , të dënohen me 22 vite burg.
Propozimet e PD
1. Kushdo që pranon drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg.
2. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë.
3. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg.
4. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike.