E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet republikane Gingrich favorit

Pak orë para hapjes së zgjedhjeve republikane në Karolinën e Jugut, kandidati presidencial, Ne?t Gingrich është favoriti kryesor.

Kjo sipas sondazheve të fundit të organizuara dhe të publikuara në SHBA. Sipas sondazheve, Gingrich ka marrë 37 përqind të mbështetjes së republikanëve duke lënë pas Mitt Romney me 28m përqind, Rick Santorum me 16 përqind dhe Ron Paul me 14 përqind.

Rezultatet e sondazhit tregojnë “rënien e lirë” që ka pësuar, kandidati i parë nga të gjithë si favorit, të paktën deri më tani, Mitt Romney. Ai ka humbur 15 përqind të mbështetësve të tij, brenda Presidencialet ne SHBASHBA, debati republikan, Gingrich kundër mediave Zgjedhjet republikane, tërhiqet Perry Republikanët, Romney nën sulm nga rivalët shtatë ditëve.

Megjithatë duhen pritur rezultatet përfundimtare të votimit në Karolinën e Jugut për të parë, nëse do të jetë Gingrich fitues apo Romney. Zgjedhjet republikane në Karolinën e Jugut për nxjerrjen e kandidatit që do të sfidojë Barack Obama në garën për president të Shteteve të Bashkuara zhvillohen ditën e shtunë.
Presidencialet ne SHBA
SHBA, debati republikan, Gingrich kundër mediave
Zgjedhjet republikane, tërhiqet Perry
Republikanët, Romney nën sulm nga rivalët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›