E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ruse kritikohen nga PE-ja

Parlamenti Europian kritikon zgjedhjet ruse. Ky shqetësim ka të bëjë me zgjedhjet e kontestueshme për Dumën Shtetërore, të mbajtura në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Përmes një rezolutë të miratuar ditën e sotme, PE-ja i ka kërkuar autoriteteve ruse që të vazhdojnë hetimin gjithëpërfshirës dhe transparent të  këtyre raporteve, në lidhje me mashtrimet.

Ndër të tjera, duke i’u referuar kësaj rezolute, dënohen aksionet e policisë ndaj protestuesve paqësorë, të cilët kundërshtonin parregullsitë në zgjedhje.

Rezoluta thekson se protestat janë shprehje e dëshirës së popullit të Rusisë për zgjedhje të lira dhe korrekte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›