E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore/ Artan Lame hap garën: Më hanë duart për Tiranën

“Më hanë duart për Tiranën”. Në këtë mënyrë drejtori i Aluizni-t, Artan Lame ka hapur garën për bashkinë e Tiranës për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 21 qershor të këtij viti.

Lame është shprehur i hapur nëse një ofertë e tillë do ti vine nga PS-ja, pasi siç ka deklaruar ai në emisionin “Top Story” të Top Channel, është i dashuruar marrëzisht mbas këtij qyteti.

Artan Lame ka theksuar se ka 14 vjet që merret me Tiranën dhe së është i gatshëm të vazhdojë të punojë për të.

“Skema e rastit e do që të thuhet e di partia këtë punë unë jam gati të ofroj kontributin tim...por unë po them që të gjithë e dinë që jam marrë me Tiranën kam kaq vjet, si nënkryetar Bashkie, si zv.ministër i Territorit dhe në pozicionin që jam tani dhe skam pse e fsheh që "më hanë duart për Tiranën", ka deklaruar Lame.

Po kështu në opinion në gazetën "Shekulli", Lame komenton ndryshimet që i kanë ndodhur Tiranës. “Shpërthimi i fundit, që ka element pozitiviteti nga pikëpamja urbane, është viti 2000, kur Tirana ndryshon qeverisje. Ardhja e Ramës në Bashkinë e Tiranës nuk është çështje politike, por ka të bëjë me faktin që vetë qyteti kishte nevojë për ndryshim. Qyteti ishte gri, i lënë pas dore, I ashpërsuar dhe Rama diti ta bëjë shumë mirë këtë rinovim, veçanërisht në dy mandatet e para. Deri më tani ky është rinovimi I fundit I këtij qyteti”, shkruan Lame në opinionin “Tirana, shorti i një qyteti”.

Më tej kreu I ALUIZNI-t jep idenë që pjesë të qytetit të Tiranës duhen bërë edhe Bathorja e Paskuqani. “Në këtë process rinovues unë kam një pjesë që e mbuloj aktualisht që janë legalizimet, por është një proces i dyfishtë, jo thjesht të legalizojmë atë që u bë, por duhet ta integrojmë këtë këtë pjesë me qytetin. Është e vetmja mënyrë që kjo fashë e madhe ndërtimesh që rrethojnë qytetin, jo vetëm Tiranën, ka vetëm një mënyrë që ta bëjmë pjesë të qytetit: t’I integrojmë me qytetet, t’i hapim sa më shumë rrugë që i lidhin me qytetet. Të ndërtojmë sheshe, shkolla, lulishte në këto zona.”, ka shkruar Lame.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›