E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore KQZ shpall bosh vendet e PS e PBDNJ per KZAZ-te

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot shpalljen bosh te vendeve te PS dhe PBDNJ per komisionere ne Komisionet e Zonave te Administrimit Zgjedhor KZAZ per zgjedhjet lokale te 8 majit te ketij viti. Vendimi u mor vetem nga perfaqeuesit e mazhorances. Shpallja e vendeve te lira erdhi pas mbarimit te afatit te dorezimit te propozimeve nga partite opozitare PS dhe PBDNJ.

Gjate diskutimeve perfaqesuesi i Partise Demokratike ne KQZ Njazi Kosovrasti ka kerkuar mbushjen e boshllekut te krijuar.

Ai vleresoi se nje qendrim i tille eshte antikushtetues. Qendrimi eshte ne mosperputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne vend. Po dhunohet e drejta per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur. Nese partite nuk e bejne kete organi qe duhet ta beje jeni ju.

Qendrimi i Kosovrastit eshte perkrahur edhe nga Klement Zguri anetar i KQZ-se i cili kerkoi gjithashtu plotesimin e vendeve vakante ne kete komision.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›