Kapet 24- vjecari tentoi te vriste kusheririn

SHKODER- Policia e Shkodres ne kuader te operacionit te koduar Ashta 2 ka vene ne pranga nje 24 vjecar te denuar ne mungese me 11 vite burg. Tonin Mandi 24 vjec banues ne fshatin Bardhaj te komunes Rrethina ne Shkoder eshte kapur teksa ndodhej tek nje banese e te afermve te tij ne fshatin Stajke komuna Bushat po ne Shkoder. Ky shtetas ishte prej gati dy vitesh i shpallur ne kerkim pasi akuzohej per vrasje te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje ndersa ishte denuar ne mungese nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder ne vitin 2009. Emri i 24- vjecarit i shpallur ne kerkim qe nga viti 2008 ishte perfshire edhe ne listen e Interpolit. 24- vjecari ishte perfshire ne nje sherr me kusheririn e tij shtetasin Marin Mandi pas nje konflikti familjar.