E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore të 2023, Presidenti Begaj kërkesë KQZ: Na sillni rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2019

Presidenti Bajram Begaj ka nisur përgatitjet për caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të mbahen në periudhën prill-maj të 2023. Në një shkresë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Begaj kërkon vendimin për shpalljen e rezultatit final për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore që u mbajtën në 2019.

“Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompetencës së parashikuar në pikën g, të nenit 92, të Kushtetutës dhe pikën 1, të nenit 10 të ligjit nr 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, do të caktojë me Dekret datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe interesin e lartë që kanë zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë kërkojmë vënien në dispozicion nga ana juaj, të vendimit “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” të vitit 2019”, thuhet në shkresën e Begajt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›