Zgjedhjet, vonesa e probleme të vogla në disa zona
Hapja e qendrave te votimit nuk ka nisur njesoj ne te gjitha zonat. Sipas te dheneva nga terreni, nisja e votimit eshte shenuar e qete ne gjithe vendin, ndonese jane shenuar vonesa e probleme te vogla.
Ne Tirane dy qendra votimi nuka kane qene te hapura deri ne oren 07.30. Vonesa jane shenuar ne njësinë bashkiake nr 9, në shkollën Sami Frashëri, ku qendra e votimit me nr. 1969, në orën 07: 30 ende nuk ishte hapur për shkak të disa problemeve me dokumentet. Ndërkohë që vihen re votues që presin të votojnë.
As në Kongresin e Lushnjës, ne njesine tre, nje nga 4 qendrat ajo me numer 1753 nuk eshte hapur.
Po ashtu edhe ne Pogradec ka pasur probleme me hapjen e 4 qendrave te votimit, nderkohe qe komisioneret pranojne se i jane drejtuar me fax KQZ-se, per hskak te demtimit te kutive gjate transportimit te tyre.