E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet, zgjidhje te problemeve bashke me PS"

Kryeministri Berisha e informoi Kancelarin Faymann edhe per situaten politike ne Shqiperi, ku u shpreh se "ekzistojne hapesira shume te mira ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjin per te gjetur nje zgjidhje te perbashket te problemeve, ne menyre qe te sigurohet arritja e plote e standardeve ne zgjedhjet e ardhshme". Ne te njejten kohe kreu i qeverise shqiptare ka bere dhe nje ekspoze te situates ekonomike ne Shqiperi, e cila perballoi mjaft mire pasojat e krizes ekonomike boterore. Me tej, Kryeministri u shpreh se rritja ekonomike e Shqiperise ne vitin qe shkoi ishte 3.5 per qind, nderkohe qe kete vit rritja ekonomike e saj pritet te jete edhe me e madhe. Berisha nenvizoi faktin se qeveria ndermori nje revolucion te vertete fiskal duke e shnderruar Shqiperine ne nje nga vendet me taksat me te uleta ne Evrope. Ai u shpreh se fale luftes kunder korrupsionit dhe pergjysmimit te taksave, qeveria ia doli te dyfishoje te ardhurat. Gjithashtu, Kryeministri tha se ne adoptuam zero tolerance ndaj krimit te organizuar, duke e bere Shqiperine nje vend te sigurt. Nisur nga zhvillimet ne vendet e tjera, te cilat shkurtuan pagat dhe pensionet, Kancelari austriak u interesua edhe per qendrimin e qeverise shqiptare ne kete drejtim. Lidhur me kete, Kryeministri Berisha e informoi Kancelarin se, perkundrazi, qeveria shqiptare jo vetem qe nuk i ka ulur, por i ka rritur pagat dhe pensionet. Ne pese vitet e qeverisjes sone, u shpreh Kryeministri, jane dyfishuar pagat ne disa sektore, pensionet dhe ndihma ekonomike.

Vleresimi
Berisha theksoi se qeveria ka ndermarre kete vit nje shkurtim te shpenzimeve me 25 per qind. Arsimi dhe shendetesia, u shpreh Kryeministri, mbeten sektoret me prioritare. Ne kete kuader, ai e falenderoi Kancelarin dhe qeverine austriake per ndihmen e dhene ne modernizimin dhe pajisjen me aparatura moderne te 6 spitaleve rajonale ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›