Zgjerim te kryesise dhe grup keshillimor per drejtuesit e partise

Zgjerim të kryesisë dhe grup këshillimor për drejtuesit e partisë. Këto janë propozimet më të reja të Sokol Olldashit për ndryshimet statutore të Partisë Demokratike. Grupi këshillimor tha kandidati për kreun e PD-së do të jetë me eksperiencë 23 vjeç, por jo vendimmarrës.
“Kjo do të thotë që ne kemi nevojë të zgjerojmë kryesinë e përgjithshme të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të kemi 36 kryetarë të degëve qëndër rrethi- ex officio anëtarë të Kryesisë dhe shtuar këtyre një korpus anëtarësh, të cilët do të bëjnë kryesinë në tërësi. Nga ana tjetër kemi nevojë të ndërtojmë një korpus këshillimor apo një hallkë të ndërmjetme , jo vendimmarrëse , por këshilluese për Kryetarin dhe për Kryesinë. Pra një grup, i cili ka të gjithë eksperiencën e ndërtuar nga PD në 23 vjet dhe që e vë në funksion të drejtimit politik të partisë:, u shpreh Olldashi.
Deklaratat Ollashi ibëri në Kombinat, njësinë bashkiake 6 në Tiranë. Për struktura më efikase dhe dominuese në terren, Olldashi tha se gjithastu duhet inventarizuar kontributi i çdo anëtari, si dhe duhen vendosuar mekanizma përgjegjësish dhe stimujsh për ta. Në pikëpamjen e tij, kjo do të bëjë që nga antetari i thjeshte deri te kryetari i Partisë Demokratike lëvizja të jetë e njëkohshme.