E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimet ne zyren e kryesocialistit Rama

Kontaktet për Qeverinë e re mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të vazhdueshme. Kryesocialisti Edi Rama që pritet të drejtojë ekzekutivin e ardhshëm, ka pritur në zyrën e tij deputetin e LSI-së, Lefter Koka.

Një ditë pas Metës, në zyrën e Ramës shkoi Lefter Koka. 
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LSI-së e cilësoi takimin që zgjati mbi 1 orë, si një bisedë mes dy ish kryebashkiakësh. 

Kontaktet mes PS-së dhe LSI-së për Qeverinë e re janë të vazhdueshme, por Lefter Koka i shmanget pyetjes nëse do të ketë një post edhe për të. 

Por a do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga mandati i deputetit për një dikaster në Qeveri, vendimmarrje që do t’i ditëve në vijim. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›