E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjerimi i BE/ Scholz dhe Macron: Duhet përparim konkret dhe procedura më të shpejta vendimmarrjeje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron,  theksuan në një artikull të përbashkët në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se ata do të përpiqen për përparim të shpejtë dhe konkret në procesin e zgjerimit të BE-së.

“Në të njëjtën kohë, ne duhet të sigurojmë që Bashkimi Evropian i zgjeruar të mbetet i zbatueshëm, me institucione më efikase dhe procedura më të shpejta vendimmarrjeje, veçanërisht duke zgjeruar votimin me shumicë të cilësuar në Këshillin Evropian“, thanë dy udhëheqësit.

Ata përmendën veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe Shqipëria, që janë në faza të ndryshme të procesit të gjatë të anëtarësimit në BE.

“Për të pasur një Evropë të fortë nesër, ne duhet të investojmë më shumë në forcat tona të armatosura dhe në themelet e industrisë sonë evropiane të mbrojtjes ”, shkruan kancelari dhe presidenti. Kjo, sipas tyre, do të rrisë aftësitë mbrojtëse dhe do ta kthejë Evropën në një partner të fortë.

“Ne po mbrojmë fuqimisht një strategji ambicioze për të rritur konkurrencën e industrisë evropiane dhe për një mjedis evropian që promovon konkurrencën dhe inovacionin “, thanë Scholz dhe Macron./ novinite

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›