Spanjollët ngrihen kundër qeverisë së Sanchezit: Jep dorëheqjen, tradhtar!

Mijëra qytetarë spanjollë janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë. Ata kanë akuzuar kryeministrin Sanchez për minimin e kushtetutës, ndërsa mbështeten nga partitë e krahut të djathtë.
Demonstruesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez të jepte dorëheqjen dhe duke brohoritur “tradhtar”.
Ndërkaq, më shumë se 100 organizata, përfshirë Partinë Popullore të opozitës konservatore, partinë e qendrës së djathtë Ciudadanos dhe të djathtën ekstreme Vox thirrën protestën nën sloganin “Për Spanjën, për demokracinë dhe për kushtetutën” ku morën pjesë rreth 30 mijë qytetarë.
/rtsh.al/