SHBA e Kina këshillojnë të dy Koretë
Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 18:26
Qeveria kineze dhe emisari i SHBA në Pyongyang shprehën shqetësimet t tyre për rrezikun e konfliktit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe të Jugut.
I dërguari amerikan, Bill Richardson, i cili aktualisht po qëndron në Korenë e Veriut, i bëri thirrje qeverisë së atjeshme që të tregohet më e matur në kohën kur Koreja e Jugut po përgatitet për manovra ushtarake.
Manovra do të mbahet në ishullin e Koresë Jugore që muajin e kaluar u sulmua me artileri nga Veriu komunist.
Kina ndërkaq theksoi se situata në Gadishullin Korean është tejet komplekse, dhe se këtu bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme. Si rrjedhojë, Pekini u ka bërë thirrje të dyja palëve që të mos ndërmarrin asnjë veprim që do të mund ta përshkallëzonte gjendjen.