Zgjerohet hetimi, në listë dhe gazetarë

Komisioni hetimor zgjeron listën e hetimit të telefonatave. Konkretisht në listën e personave që do tu hetohet lista e tabulateve, në lidhje me ngjarjen e 21 janarit do të jenë gazetarë të njohur dhe 2 prokurorë. Në këtë listë përfshihen Sokol Balla, Filip Çakuli, Mero Baze, Andi Bushati.
Ndërkaq, lista zgjerohet dhe më tej ndërsa komisioni kërkon dhe tabulatet e dy prokurorëve, Olsi Çela dhe Shkëlqim Hajdari.
Ditë më parë, komisioni kërkoi hetimin e telefonatave të krerëve të shtetit, presidentit, kryeministrit, kryeprokurores, drejtorit të SHISH, kreut të PS-së dhe 19 deputetëve të PS.