E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon: Juventus duhet të qëndrojë i bashkuar

Pas disfatës nga Udinese, Gianluigi Buffon ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij të Juventusit të qëndrojnë të bashkuar për të tejkaluar këtë përudhë të vështirë.

Portieri i Juves ka pranuar se klubi nga Torino ka një sfidë të madhe përpara dhe se ai nuk dëshiron që ekipi të përfundojë jashtë Ligës së Kampionëve si vitin e kaluar.

“Ka kohë kur asgjë nuk shkon si dëshironi ju. Shpresojmë se nuk do të përfundojmë si vitin e kaluar. Dua të shijoj rikthimin në formë sa më shumë që mundem dhe ta festoj atë me disa fitore. Është e qartë se kjo është një kohë e vështirë. Ne duhet ta tejkalojmë këtë periudhë dhe të mbetemi të bashkuar”, ka thënë Buffon për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›