E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerohet permbytja ne Nenshkoder qeveria e quan situate normale

Pas Obotit uji perparon drejt Dajcit

Zgjerohet harta e permbytjeve ne zonen e Nenshkodres. Pas Obotit dje jane permbytur qindra hektare toke ne Komunen e Dajcit zone kjo mjaft e demtuar gjate permbytjeve te fillim vitit. Nderkaq rruga qe lidh fshatrat dhe qendren e kesaj komune me pjesen tjeter te vendit eshte bere e pakalueshme nga prezenca e madhe e ujit.

Situata

Reshjet e dendura te shiut qe nuk kane pushuar qe nga fillimi i kesaj jave kane detyruar specialistet te bejne shkarkime nga hidrocentralet e ngritura mbi kaskaden e lumit Drin. Prurjet e shumta nga lumenjte Bune dhe Kir kane cuar ne daljen prej shtratit te tyre dhe permbytjen e siperfaqeve te permbytura. Ne kete menyre po pushtohen njera pas tjetres nga uji zona te tera te Nenshkodres. Pas Obotit radhen per tu permbytur e ka pasur zona e Dajcit dhe ne kete komune dje eshte raportuar prezence uji ne fshatrat Darragjat dhe Shirgj nderkohe qe rruga nacionale qe lidh kete komune me pjesen tjeter te vendit per makinat e vogla eshte thuajse e pakalueshme pasi niveli i ujit ne rruge ka arritur deri ne 40 centimetra.

Aktualisht ne Fushen e Nenshkodres qindra hektare toke jane nen uje nderkohe qe qindra familje ankohen se kane prezence uji prane banesave. Ndersa dhjetera te tjera tashme jane permbytur dhe shtepite e tyre jane bere te pabanueshme.

Shtabi i Emergjencave

Pas situates se krijuar gjate kesaj fillimjave dje eshte mbledhur me urgjence Shtabi i Emergjencave Civile ne Prefekturen e Shkodres ku ka marre pjese edhe drejtori i pergjithshem Emergjencave Civile Alfred Olli. Ai eshte shprehur se situata eshte nen kontroll dhe se cdo rast emergjence mund te perballohet me lehtesi. Per sezonin qe po kalojme ne nje kohe kur ka dhe ndryshime te medha klimaterike jemi ne nje situate brenda parametrave normale dhe ne rast perkeqesimi jemi gati te perballojme cdo situate tha Olli. Me tej kreu i Emergjencave Civile ka siguruar se jane marre te gjitha masat per te perballuar cdo situate. Por ndonese Shtabi i Emergjencave eshte shprehur optimist per situaten dhe e ka konsideruar brenda parametrave normale Nenshkodra po mbulohet nga uji cdo ore qe kalon.

Banoret

Kjo eshte hera e peste qe zona e Nenshkodres permbytet nga dalja prej shtratit e lumenjve Buna dhe Kir. Ne fillim te ketij viti banoret e kesaj zone perjetuan tre permbytje te njepasnjeshme. Mijera hektare toke u pushtuan nga uji dhe qindra banesa u bene te pabanueshme duke detyruar banoret te evakuohen. Demet materiale ishin te pallogaritshme dhe qeveria mori persiper demshperblimin e familjeve te demtuara. Ne dhjetera raste pati ankesa nga banoret per menyren e perllogaritjes se demeve por edhe vonesave te marrjes se lekeve. Edhe dje paradite dhjetera banore te fshatrave Darragjat Shirgj Obot Samrish dhe Pentarit protestuan perpara Prefektures se Shkodres pasi nuk jane demshperblyer asnjehere per demet qe kane pesuar ne aktivitetet e tyre private. Keta banore merren me rritjen e bimeve dekorative dhe peshkim dhe ende nuk kane marre asnje lek per demet qe u jane shkaktuar nga permbytjet e fillimvitit. Banoret ndihen te revoltuar ne lidhje me faktin se ndarja e demshperblimeve ka pasur dy standarde madje i kane kujtuar Kryeministrit Sali Berisha premtimin per mbeshtetjen qe do tu jepte bizneseve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›