E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerohet terminali i pasagjerëve të Aeroportit Nënë Tereza

Përurohet në një kohë rekord zgjerimi dhe modernizimi i terminialit të pasagjerëve në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, atë në Rinas. Në ceremoninë e inagurimit të fazës B të investimit në këtë aeroport, së bashku me përfaqësues të lartë të kompanisë koncesionare, ka qenë edhe kryeministri Berisha.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është pasaporta më e shkëlqyer që Shqipëria mund të prezantohet me jashtë, u shpreh më herët, gjatë fjalës përshëndetëse, kryeministri Berisha, teksa theksoi rritjen befasuese të numrit të pasagjerëve gjatë vitit të kaluar
Berisha “Ky aeroport është bërë pasaporta më e shkëlqyer e Shqipërisë, me shërbimet e shkëlqyera që ofron, me sigurinë e madhe që garanton. Ne filluam ndërtimin e saj në një kohë krize të madhe europiane dhe botërore. Filluam në mars të vitit të kaluar, sot ne inagurojmë atë, pasi gjatë këtij viti aeroporti ka shënuar në dallim nga të gjitha aeroportet e tjera të Europës një rritje me 10 përqind. Në rast se të tjerët kanë pasur një rënie prej 4 qind, i takon këtij aeroporti të ketë pasur rritjen më të madhe në Europë.”
Zgjerimi i terminalit të pasagjerëve kushtoi rreth 20 milionë euro duke e çuar totalin e investimit nga ana e konçensionarit në këtë aeroport në 70 milionë euro. Investime të tilla, tha kryeministri Berisha, pavarësisht krizës globale bënë që gjatë pjesës së parë të vitit, Shqipëria të rregjistrojë një boom të investimeve të huaja direkte.
Berisha “Banka e Shqipërisë ka njoftuar këto ditë se investimet e huaja në Shqipëri në 6-mujorin e parë të vitit 2009, u rritën me 59 përqind krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2008. Investimet në këtë aeroport janë një pjesë parësore e këtij investimi të rëndësishëm të viti 2009.”
Pavarësisht krizës ekonomike botërore investimet nga ana e konçesionarit në këtë aeroport kanë vijuar. Drejtori ekzekutiv i konscesionarit gjerman, Hochieft airport, falenderoi qeverinë shqiptare për mbështjetjen e dhënë.
Përfitues direkt nga ky investim janë pasagjerët dhe kompanitë e fluturimit. Zgjerimi i terminalit do t’i japë mundësinë e rritjes me të paktën 50 për qind të numrit të pasagjerëve që mund të përpunohen në këtë aeroport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›