Zgjidhen 5 anëtarët e rinj të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Ruanda, Argjentina, Australia, Korea e Jugut dhe Luksemburgu janë pesë shtetet që kanë fituar vendet jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Secilit prej këtyre shteteve i nevojiteshin të paktën nga 129 vota në mesin e 193 shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ruanda arriti të fitonte 148 vota, Australia 140, Argjentina 182, Koreja e Jugut 149, ndërsa Luksemburgu arriti të merrte 131 vota, pas një rrethi të dytë të votimit. Çdo vit, Këshilli prej 15 vendeve anëtare të OKB-së, rifreskon pesë nga 10 vendet jo të përhershme, duke i caktuar ato mbi baza rajonale. Pritet që shtetet të marrin zyrtarisht pozicionin e ri në janar të vitit të ardhshëm, i cili do të zgjasë për një periudhë 2-vjeçare.
18 Tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Zgjidhen 5 anëtarët e rinj të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip