E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhja e kirzës politike, presidenti Topi nis sot takimet në presidencë

Sot mund të jetë dita e nisjes së negociatave të kreut të shtetit Topi me kreun e qeverisë Berisha dhe kryesocialistin Rama. Burime të televizionit "Ora News" flasin se sot presidenti do të thërrasë më vete të dy lidertet politikë në vend, si kryeministrin Sali Berisha, por edhe kreun e selisë rozë Edi Rama. Nuk dihet ende nëse kreu i shtetit do të mund t'i bindë të dy liderët për të arritur një marrëveshje përpara se të ulen në tryezë duke lëshuar pe nga kushtet e tyre. Ditët e fundit kreu i PS-së Edi Rama ka përsëritur qartë se nuk heq dorë nga hapja e kutive, ndër kryeministri Berisha deklaroi prerë se, "kutitë nuk hapen duke shmangur një rrugë të mesme për zgjidhjen e situatës. Nga ana tjetër faktori ndërkombëtar ka kërkuar që situata politike të zgjidhet sa më shpejt me ndërhyrjen e presidentit. Gjatë kësaj jave ka qenë kreu i Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan dhe amabsadori i Spanjës, vend i cili mban presidencën e radhës të BE-së që kanë takuar kryeministrin Berisha ndërsa ambasadori amerikan në vendin tonë John Withers ka takuar Ramën. Në datën 22 shkurt ka lajmëruar vizitën e tij në Shqipëri një delegacion i nivelit të lartë nga Këshilli i Evropës. Ndaj, ideja e kreut të shtetit shqiptar është që dialogu të jetë vendosur mes palëve para kësaj date.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›