Kriza, zyra e Topit kthehet ne arene negociatash

Kjo jave pritet te jete decizive ne perpjekjen e kreut te shtetit, Bamir Topi, per zhvillimin e tryezes qe mund te zgjidhe krizen politike ne Shqiperi.
Zyra e Presidentit pritet te jete shume aktive ne kontaktet me forcat e ndryshme politike dhe aktoret nderkombetare te akredituar ne kryeqytetin shqiptar. Ne keto takime do te percaktohet drafti paraprak, mbi te cilin mund te diskutohet ne tryezen e nivelit te larte. Ndonese kane pershendetur menjehere rezoluten e miratuar nga Asambleja e Keshillit te Europes, Sali Berisha dhe Edi Rama vazhdojne te bejne presion indirekt ndaj tryezes se kreut te shtetit. Nga njera ane qendron Kryeministri Sali Berisha, i cili u perpoq ne maksimum permes perfaqesuesit te tij ne Asamblene e KiE-se (Ilir Rusmali), qe te shmange rolin e Bamir Topit. I gjendur para nje fakti te kryer, Berisha ka avancuar ne qendrime, duke deklaruar se eshte i gatshem te shkoje ne tryezen e Topit. Si Berisha ashtu edhe vartesit e tij ne qeveri apo parti nuk kane harruar qe te theksojne dukshem edhe rrugen ku duhet te shkele kreu i shtetit. Ata i kane kujtuar Bamir Topit deklaratat e bera ne cilesine e kreut te Keshillit te Larte te Drejtesise, duke paralajmeruar se do vendim per hapje kutish do ta onte drejt ndryshimit te deklaratave te bera me pare. Nje forme presioni kjo e perdorur edhe ne rastet e meparshme, kur Topi kishte ne tavoline ligjin mbi “Lustracionin” ose si u njoh ndryshe si “Ligji i dosjeve”. Ishte pikerisht presioni, ai ka beri qe Topi te mos hedhe firme mbi ligjin, por as te mos e ktheje ate mbrapsht. Sakaq, Bamir Topi gjate ketyre diteve ka marre nje deklarate shume pozitive (te menjehershme) prej kreut te opozites Edi Rama sa i takon pjesemarrjes ne tryeze. Por pertej ketij qendrimi, Partia Socialiste dhe opozita ne teresi ka vene kreun e shtetit perpara nje pozite te veshtire. Ne deklaratat publike funksionaret socialiste kane insistuar se nuk pranojne marreveshje qe nuk perfshin hapjen e kutive te votimit. Ne do zgjidhje qe nuk parashikon kete kerkese, socialistet kane paralajmeruar protesta te fuqishme. Ne kete menyre duket se Berisha dhe Rama kane njeren kembe ne tryezen e Topit dhe tjetren ne llogoret e “luftes”. I ndodhur ne nje pozite te tille, Bamir Topi do te tentoje ate ka prej shume kujt shihet si “mision i pamundur”. Presidenti do te perpiqet qe me takimet e kesaj jave, me ambasadoret e huaj dhe funksionaret politike te arrije ne nje formule “paqeje”. Nese dika e tille nuk do te jete e mundur, tentativa e fundit eshte ardhja e delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes me 22 shkurt. Si kane paralajmeruar, ata do te “zbarkojne” ne Tirane me nje draft propozimesh konkrete per te arritur te zgjidhja.