E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e krizes Rama takohet me Fylen

Sipas njoftimit te shperndare nga Zyra e PS-se qellimi i vizites se Rames ishte diskutimi i krizes politike dhe gjetja e nje zgjidhje e cila do te mundesonte njeherazi transparencen e zgjedhjeve te fundit dhe nisjen e reformes zgjedhore.

Diskutimi u perqendrua vecanerisht ne oferten e fundit te Partise Socialiste e cila ne fillim te javes u pershendet edhe nga zyra e komisionerit Fyle qe e cilesoi kete oferte si nje mundesi per zgjidhjen e ngercit politik duke ftuar qeverine qe ta pranonte kete kompromis thuhet ne njoftim.

Gjate bashkebisedimit kryetari i opozites preku edhe ceshtje te rendesishme te ngritura ne opinionin e Komisionit Evropian vecanerisht per lirine e medias dhe presionin e kanosjes qe ushtron qeveria shqiptare rregullisht ndaj botuesve te shtypit kritik thuhet me tej ne njoftim.

Gjithashtu Edi Rama i shprehu komisionerit Fyle mirenjohjen e PS-se per mbeshtetjen qe Komisioni Evropian dhe vendet anetare u dhane shqiptareve duke liberalizuar vizat.

2010-11-20 1033

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›