Zgjidhja e krizës politike, Montobbio e Lohan në Presidencë

Kanë mbërritur në Presidencë ambasadori i Spanjës Manuel Montobbio, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së si dhe ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan. Ambasadorët po zhvillojnë një takim me kreun e shtetit Bamir Topi për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Menjëherë pas këtij takimi, në orën 12:30 Presidenti do të takojë ambasadorin amerikan John Withers. Takimi i kreut te shtetit me ambasadorët vjen në prag të tryezës së Presidentit Topi me kreun e qeverisë Berisha dhe kryesocialistin Rama.
Të tri ambasadorët në daljet e tyre publike kanë bërë apel për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.