Zgjidhja e krizës politike, Topi bisedon me Withers

Pas takimit me ambasadorët Lohan e Montobbio, Presdenti Bamir Topi ka pritur në zyrën e tij ambasadorin amerikan John Withers. Për rreth 45 minuta ambasadori e Presidenti diskutuan zgjidhjen e krizës politike në vend dhe tryezën mes opozitës e mazhorancës. Takimi mes ambasadorit të SHBA-së dhe kreut të shtetit u bë pa praninë e medias.
Ndërkohë, që rreth orës 11:43 nisi takimi i kreut të shtetit Bamir Topi me
ambasadorin e Spanjës Manuel Montobbio, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së, si dhe ambasadorin e Komisionit Europian, Helmut Lohan. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që pas daljes nga Presidenca, ambasadorët nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat.
Takimi i kreut te shtetit me ambasadorët vjen në prag të tryezës së Presidentit Topi me kreun e qeverisë Berisha dhe kryesocialistin Rama.
Të tri ambasadorët në daljet e tyre publike kanë bërë apel për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.