E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e krizës politike, Topi takon Withers, Lohan e Montobbio

Në përpjekje për t'i dhënë një zgjidhje krizës politike në vend, Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të zhvillojë sot takime me ambasadorët Lohan , Withers e Montobbio. Burime të "Ora News", bëjnë me dije se kreu i shteti pritet të zhvillojë një takim me ambasadorin e Spanjës Manuel Montobbio, vend i cili mban presidencën e radhes së BE-së si dhe ambasadorin e Komisionit Europian, Helmut Lohan, në orën 11:40. Menjëherë pas këtij takimi, në orën 12:30 Presidenti do të takojë ambasadorin amerikan John Withers.
Takimi i kreut te shtetit me ambasadorët vjen në prag të tryezës së Presidentit Topi me kreun e qeverisë Berisha dhe kryesocialistin Rama.
Të tri ambasadorët në daljet e tyre publike kanë bërë apel për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›