E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja për krizën me Greqinë, pas negociatave të Ramës?

rama

Burime të mirëinformuara në Athinë tregojnë se mes Edi Ramës dhe Athinës, për çështjen e toponimeve, si dhe për krizën në Përmet, ka patur nje komunikim intensiv.

Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë i ka kërkuar mikut të tij të majtë Venizellos në Ministrinë e Jashtme, heqjen e kufizimit për shqiptarët deri në fund të shtatorit, për ta zgjidhur pastaj përfundimisht këtë problem në rrugë bilaterale. Dhe, pala greke ka mbajtur fjalën, deri kur kriza e Përmetit ka risjellë në skenë fantazmën e toponimeve, ditën e mbrëmshme e sot paradite, kur përsëri, sipas të njëjtave burime, zoti Rama ka komunikuar me Athinën.

Top Channel pohon se rikthimi i normalitetit ka ardhur falë këtij komunikimi. Nga ana tjetër, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë deklaratë për çështjen e krizës në Përmet, por burimet e Top Channel pranë qeverisë së re tregojne se kryeministri i ri dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, janë të angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi.

Mesa duket edhe dialogu i hapur nga kryebashkiaku socialist i Përmetit, me përfaqësuesit e kishës, është produkt i planit Rama Bushati për zgjidhjen e këtij problemi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›