Braçe: Qytetarët nuk mund të merren peng nga policët grekë, të ndërhyjë BE
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me bllokimet në kufi të qytetarëve shqiptarëve nga ana e policisë greke. Ai ka thënë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me reciproritet, pasi të dëmtuar më së shumti janë pikërisht shqiptarët. Sipas Braçes, për këtë çështje duhet të ndërhyjë edhe Bashkimi Europian, duke qenë se na ka dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.
Kjo nuk është çështje e “dy kryepolicëve të kufirit”. Kjo nuk mund të zgjidhet me “reciprocitet që ndalon”. Kjo nuk mund të jetë as çështje e jona vetëm me Greqinë.
Shqipëria ka përfituar nga “lëvizja e lirë” dhe ka marrë këtë të drejtë për shtetasit e saj nga Bashkimi Europian. As nga Greqia më vete dhe as ndonjë shtet tjetër po më vete. Nga Bashkimi Europian.
Atje duhet të shkojë, atje duhet të shqyrtohet, atje duhet të zgjidhet! Këtë vend, qytetarët e tij, nuk mund ti marrë peng cilido polic i Greqisë.
Dhe jo vetëm kjo çështje, por edhe fluksi i emigrantëve nga Siria e më gjerë që Greqia qëllimisht po derdh në kufirin e gjelbërt me ne.
Përtej këtij fakti, vijoj të mendoj se kjo është edhe çështje mes nesh, mes Shqiperisë e Greqisë. E shkruajta edhe dje, është i turpshëm niveli i marrëdhenieve mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë. Duhet të ndryshojë çdo gjë. Rrënjësisht. Dhe, me një zgjidhje që garanton lëvizjen e lirë dhe nuk e bllokon atë reciprorikisht. Të humbur do ishin qytetarët, ne më shumë dhe grekët më pak, shprehet Braçe./b.l