E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja për krizën me Greqinëpas negociatave të Edi Ramës

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Burime të mirëinformuara në selinë rozë tregojnë se mes Edi Ramës dhe zyrtarëve të lartë grekë, për çështjen e toponimeve, si dhe për krizën në Përmet, ka patur nje komunikim intensiv. Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë i ka kërkuar mikut të tij të majtë Venizellos në Ministrinë e Jashtme, heqjen e kufizimit për shqiptarët deri në fund të shtatorit, për ta zgjidhur pastaj përfundimisht këtë problem në rrugë bilaterale.

Dhe, pala greke ka mbajtur fjalën, deri kur kriza e Përmetit ka risjellë në skenë fantazmën e toponimeve, ditën e mbrëmshme e sot paradite, kur përsëri, sipas të njëjtave burime, zoti Rama ka komunikuar me Athinën. Burimet brenda kabinetit të ri qeveritar saktësojnë se rikthimi i normalitetit ka ardhur falë këtij komunikimi.

Nga ana tjetër, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë deklaratë për çështjen e krizës në Përmet, por burimet e gazetës sonë pranë pranë kreut të qeverisë thonë se kryeministri i ri dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, janë të angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi. Duket dhe dialogu i hapur nga kryebashkiaku socialist i Përmetit, me përfaqësuesit e kishës, është produkt i përpjekjeve dhe strategjisë së Ramës dhe Bushatit për zgjidhjen e këtij problemi.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›