E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhje alla shqiptare, policia rreh në mes të fushës futbollistin

policiaFutbollisti i Ilirisë së Fushë Krujës, Klodian Baku, është rrahur barbarisht në fushën e lojës nga forcat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen Iliria-Dinamo, e cila ka përfunduar 0-0.

Baku është mërzitur me rezultatin, që rrezikon rënien e Ilirisë një kategori më poshtë dhe është drejtuar nga stoli i Dinamos, ku ka tentuar të godasë shefin e klubit, Ismet Saliaj.

Në këto moment ka ndërhyrë policia, e cila në vend ta largonte atë noramlisht, e ka rrahur në mesin e fushës, duke e gjakosur lojtarin dhe duke i shkaktuar atij të nxirra dhe fraktura./b.l

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›