E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhni ngercin Lidington Opozita ne parlament 1 2 3 4 5 15 vota e pr

Moskapërcimi i ngërçit politik e bëjnë më të vështirë procesin e integrimit europian. Në kërkim të vendosjes së dialogut mes palëve politike në Shqipëri, Ministri për Europën i Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington thotë se ka hapësirë për debate, argumente dhe diferenca por të gjitha këto të bëhen në një kornizë politike, me mirëkuptim të përbashkët mes palëve.
Azhornuar së fundi ( e premte , 10 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...   Misioni në Afganistan, Imami: Do shtojmë prezencën 1 2 3 4 5 (9 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Shqipëria do të shtojë prezencën e saj ushtarake me të tjerë trupa në Afganistan. Kjo u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në ministerialin e ministrave të mbrojtjes të zhvilluar në Bruksel. Kontigjentit të paqëruajtësve shqiptarë, të angazhuar në misionet e paqes në Afganistan, do t’i shtohen në muajin korrik edhe 20 ushtarakë të tjerë, të cilët do të jenë të angazhuar me trajnimin dhe monitorimin e ushtrisë afgane.
Lexo të plotë ...   “Hakmarrja” në Kushtetuese, mbrojtja kërkon anulimin e vendimit 1 2 3 4 5 (5 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Dosja “Orik Shyti” shkon në Gjykatën Kushtetuese. Pala mbrojtëse e të akuzuarit kërkoi rrëzimin e vendimit të gjykatës dhe kolegjit penal të gjykatës së lartë për anullimin e dënimit me burg të përjetshëm për anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Nga ana tjetër prokurori i çështjes i ka cilësuar pretendimet e palës mbrojtëse si të pabazuara në ligj dhe Kushtetutë.
Lexo të plotë ...   Privatizohen HEC-et, ligji miratohet nga maxhoranca 1 2 3 4 5 (5 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Kuvendi miratoi me 73 votat e maxhorancës projektligjin për shkëputjen nga administrimi i KESH të 4 hidrocentraleve. HEC-et Ulëz, Shkopet, Lanabregas, Bistrica1 dhe Bistrica2 do të kthehen në shoqëri aksionere, fillimisht në administrim shtetëror, e më pas do të nxirren për privatizim. Ministri i energjetikës, gjatë diskutimit dhe votimit në kuvend, deklaroi se ky hap do të përmirësojë dhe liberalizojë tregun.

Lexo të plotë ...   PD: Vlerësojmë vendimin e Kolegjit 1 2 3 4 5 (12 vota) e enjte , 09 qershor 2011 "Ne e dimë se qytetarët mezi presin mbylljen e procesit zgjedhor në Tiranë dhe i falenderojmë ata për maturinë dhe qetësinë e treguar gjatë procesit, ndërkohë që pala tjetër ka ndërmarrë një fushatë presionesh politike për të influencuar Kolegjin Zgjedhor.
Lexo të plotë ...   Digjen magazinat në Vlorë, dëmi arrin në 1 milion euro 1 2 3 4 5 (2 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Një milion euro shkon dëmi i shkaktuar nga djegia e magazinave të një kompanie tregtimi elektroshtëpiakesh në qytetin e Vlorës. Mendohet se shkëndija elektrike ka qenë shkaku i përhapjes me shpejtësi të vatrave të zjarrit në të gjithë katin e dytë të ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 4 automjete të shërbimit zjarrfikës të cilët e kanë patur tepër të vështirë fikjen e zjarrit. Godina dykatëshe ndodhet te ish magazinat e vjetra pranë rrugës transballkanike.   Mjekët pa licencë, Pipero: Gati për ndryshimet ligjore 1 2 3 4 5 (3 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Ministria e Shëndetësisë fton Presidentin e Urdhërit të Mjekut, të diskutojnë mbi zgjidhjen e situatës për licensimin e mjekëvë. Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero sqaron se ministria është njohur vetëm nëpërmjet medias në lidhje me neglizhencën e mjekeve për t'u licencuar.

Lexo të plotë ...   Skandali i Boboshticës, një vit burg kreut të OMONIA-s 1 2 3 4 5 (4 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Një vit burg ka vendosur Gjykata e Korçës për kreun e OMONIA-s Naum Disho dhe 1.5 vjet lirim me kusht për punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe nën akuzën e dhunimit të varreve duke rrëzuar atë të ndërtimit pa leje.

Lexo të plotë ...   Vendimi politik, PS: Kolegji, me argumentet e Berishës 1 2 3 4 5 (2 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Arsyetimi i Kolegjit për rrëzimin e kërkesës së socialistëve, për këta të fundit është kryekëput politik. Në një analizë që Damian Gjiknuri i ka bërë zbardhjes së vendimit, tha se Kolegji në thyerje të  plotë të Ligjit Zgjedhor dhe Kushtetutes nuk ka dhënë asnjë argumentim ligjor, por ka përdorur për rrëzimin e kërkesës arsyetime që më shumë i ngjajnë deklarateve të lidershipit demokrat.

Lexo të plotë ...   “Pa kryetar”. Hallet, peng i këshillit bashkiak 1 2 3 4 5 (3 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Pavarisht betejës ligjore që po zhvillohet se kush do të hipë në postin e kryetarit që do të drejtojë bashkinë më të madhe në vend, sportelet që ofrojnë shërbim dhe informacion për qytetarët në bashkinë e Tiranës vazhdojnë të jenë të hapuara dhe të respektojnë oraret në shërbim të kryeqytetasve.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›